Shoqata e Doktrinės Krishtere M.U.S.E.U.M.

Ati Gjergj Preka

George Preca (Gjergj Preka) lindi nё Valletta (Valeta), Maltё mё 12 Shkurt 1880. Prindёrit e tij rritёn njё familje tё madhe te krishtere. Gjergji ishte njё fёmije shёndetlig. Ai studioi nё njё shkollё tё mesme (lice) nё ishull dhe nё Seminarin e Madh. Kur ai ishte njё dhjak u sёmur rёndё dhe tё gjitha shpresat pёr shёrimin e tij humbёn, por nёpёrmjet ndёrmjetёsimit tё Shenjtit Jozef, kleriku i ri e rimori veten dhe emёrohet si prift mё 22 dhjetor 1906. 

           

            Pёrpara kёtij emёrimi At Preka ndjeu se Zoti po e thёrriste qё t’iu jepte mёsim atyre qё ishin nё nevojё pёr udhёzime fetare. Qё mё 1906  At Gjergji kishte filluar shkrimin e njё “Rregulli” nё latinisht, tё cilin e kishte parashikuar qё t’ia paraqiste pёr miratim Papa Pius X. Kjo pёrpara se tё krijonte njё shoqёri pёr dhjakё tё pёrhershёm qё do tё ndihmonte peshkopёt nё formimin e tyre te Krishterë dhe tё kishёs sё tyre.

 

            Pas njё kohe tё shkurtёr ai e ndryshoi kёtё projekt. Kёshtu formoi njё grup tё pёrbёrё prej burrash tё rinj tё cilёt mё vonё do tё ishin tё aftё tё  mёsonin tё tjerёt. Ai dha mёsime speciale veçanerisht njёrit prej tyre i cili punonte nё njё kantier detar. Ai ishte shёrbёtori i Zotit Eugene Borg (Eugjen Borxh). At Gjergji i shpjegoi atij gjatё kuptimin e pasionit tё shenjtё tё Hyjit tonё Jezu Krisht sipas ungjillit tё Shёn Gjonit. Kёshtu Eugjenio Borxh ishte i pari Superior i pёrgjitshёm i shoqёrisё tё themeluar nga At Gjergji.

           

            Shoqёria filloi nё Hamrun Maltё, nё filim tё 1907 nё njё dhomё tё vogёl ku mungonte çdo gjё, por e pasur me dashuri vёllazёrore dhe me udhёzime shёruese krishtere. Shoqatë e Doktrinёs Krishtere (SDK) mori si moto shkronjat M.U.S.E.U.M. nё latinisht Magister Utinam Sequatur Evangelium Universus Mundus pёrkthimi i tё cilёs ёshtё “Mёsues qё e githё bota tё ndjekё Ungjillin.”

 

               Por jo tё gjithё e vlerёsuan kёtё prirje tё At Gjergjit, madje disa pёrmbysёn qёllimet e tij tё mira. Duke sjellё kuptimin e Biblёs dhe tё teologjisё midis njerёzve tё thjeshtё dhe punetorёve dhe duke e ndarё atё midis tyre ai solli me tё vёrtetё diçka tё papritur. Akoma mё e rёndёsishme ishte ёndrra e At Gjergit pёr tё formuar gra e burra qё tё shkonin dhe tё shpallnin fjalёn e Zotit kudo. Pas 25 vjetёsh peshkopi i Maltёs miratoi shoqёrinё e At Prekёs dhe Rregullin e tij.

 

               Nё kohёn kur shkollat shtetёrore ishin tё pakta dhe kujdesimi nuk ishte i detyrueshёm, shoqeritё SDK pёr udhёzime katolike u hapёn njera pas tjetrёs me famullitё e tyre. Udhёzimet fetare pёr njerёzit ishin urgjentisht tё nevojshme pёr jetёn e tyre te Krishtere, e cila ishte mё shumё e bazuar mbi sakramente dhe pёrkushtime popullore pa ndonjё kuptim tё vёrtetё mbi mёsimet e Kishes. Çdo ditё femijё dhe tё rinj vinin me dёshirё nё qendrat e drejtuara nga katekistёt e At Gjergjit tё cilёt pёrveç dhёnies sё udhёzimeve i nxirrnin shёtitje dhe organizonin lojёra.

 

               Qysh nё fillim At Gjergji dёshironte tё udhёzonte edhe fёmijёt edhe tё rriturit por prioriteti i parё dhe më i rёndёsishёm ishte formimi i katekistёve pёrkushtues dhe beqarё. Pasi udhёzojnё femijё, tё rinj dhe tё rritur, katekistёt e At Gjergjit duhet tё shpenzojnё njё orё sё bashku e cila bёhet pёr formim dhe lutje.

 

               At Gjergji gjithashtu dha mёsim nёpёrmjet shkrimeve tё tij. Nё atё kohё kishte rivalitet nё Maltё midis italishtes dhe anglishtes por At Preka dha mёsim dhe shkroi nё Maltisht qё ishte gjuha e popullit, nё mёnyre qё tё gjithё ta kuptonin. At Gjergji shkroi rreth 150 botime nё libra dhe fletё.

  

               Lutjet e tij janё gjithashtu tё shumta dhe ato e zbulojnё At Gjergjin si njё i shenjtё qё pёrherё kёrkon Zotin kudo. Ai kishte njё pёrkushtim special pёr Misterin e Mishёrimit dhe pёr fjalёt e Ungjillit tё Gjonit: “Verbum Dei caro factum est” ne latinisht e pёrkthyer “Fjala e Zotit u bё njeri” (Gj 1,14). At Preka ishte njё rrёfyes shumё i dhёnё pas fjalёve tё tij ngushёlluese, madje siç duket edhe Zoti e pёrdorte At Gjergjin pёr tё krijuar disa akte sherimi.

 

               Sot entuziasmi dhe aktiviteti i At Gjergjit jeton dhe prirjet kundrejt shoqёrisё sё tij janё tё shumta. Nё vitet 1950 vetё At Preka dёrgoi 6 anёtarё tё shoqёrisё nё Australi qё tё pёrhapnin lajmin e mirё. Pёrveç kёtyre sot, shoqёritё SDK kanё qendra nё Kenia, Angli, Shqipёri dhe Peru.

 

               At Gjergj Preka vdiq nё Shёn Venera, njё fshat nё Maltё, mё 26 Korrik 1962. Trupi i tij mbahet afёr drejtorisё sё Shoqёrisё nё Blada l-Bajda. Arsyeja pёr ta bёrё tё shenjtё nisi mё 1975 dhe mё 9 Maj 2001, ai u bё i Lum (qё ёshtё hapi pёrpara se tё bёheti i shenjtё) nё Maltё nga Shenjteria e tij Papa Gjon Pali II.

 

              Ai u deklarua shenjt nga Papa Benedikti XVI  në Vatikan, Rome më 3 Qershor 2007, vitin në të cilin Shoqeria e Doktrines së Krishtere festoi 100 vjetorin e themelimit të saj.